Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fillon sezoni dimëror, policia apelon për kujdes në trafik

Vendi  |  16.11.2023 Ora 7:48   

Pronarët e automjeteve pjesëmarrëse në trafik, nga tash duhet t`i posedojnë gomat e dimrit dhe zinxhirët.

 

Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në ngasje gjatë dimrit si dhe ka treguar për gjobat në rast të mosrespektimit të këtij vendimi.

Dimri po ofron dhe më këtë, edhe gomat e veturave parashihen të ndërrohen.

Shaqir Prebreza është një nga qytetarët që erdhi në një autoservis që t’i ndërrojë gomat e veturës.

Ai thotë se rregullisht përgatitet për dimër.

 “Kam ardhur me i ndërrua gomat sepse është koha. Unë rregullisht i ndërroj gomat dhe apeloi që të gjithë qytetaret të jenë gati, sepse tash është edhe me rrezik", tha Prepreza.

Për ata që nuk i posedojnë pajisjet dimërore, policia ka paraparë edhe gjoba prej 40 eurosh.

Në fillimin e sezonit dimërore, Policia e Kosovës ka apeluar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në Trafik e sidomos gjatë dimrit.

Sipas policisë, vozitësit duhet të sigurohen që gomat të jenë ndërruar para fillimit të këtij sezoni, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta.

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë vozitësit fillon nga 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing