Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gashani: Kosova e përkushtuar të ulë përdorimin e armëve

Vendi  |  16.11.2023 Ora 7:51   

Ministria e Punëve të Brendshme mbajti Takimin e 10-të Vendor Koordinues të Udhërrëfyesit, i cili është udhëhequr nga Blerim Gashani, Koordinator Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.

 

Sipas njoftimit nga MPB, Gashani falënderoi Komisionin Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, si dhe përfaqësuesit e SEESAC dhe UNDP, për angazhimin e tyre në këtë periudhë raportuese.

“Zëvendësministri Gashani theksoi se gjatë kësaj periudhe, institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme, duke zhvilluar një sërë operacionesh, ku janë konfiskuar në numër i madh i armëve dhe, po ashtu, është punuar shumë në parandalim dhe vetëdijesim.

Ai tha se vendi ynë vazhdon të zbatojë me përpikëri Udhërrëfyesin Rajonal dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në uljen e numrit të përdorimit dhe të kontrabandimit të armëve dhe municionit”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit dyditor që është mbajtur në Prishtinë, Komisioni Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, në bashkëpunim me përfaqësuesit e SEESAC, kanë diskutuar dhe kanë dhënë komentet lidhur me draft-konceptin e ri të Udhërrëfyesit të ri 2025-2030.

Tutje u tha se në këtë takim, u konstatua që Republika e Kosovës ka një dinamikë të shtuar të aktiviteteve në parandalim, qoftë përmes fushatave vetëdijësuese, qoftë përmes aksioneve policore, me qëllim të parandalimit të shtënave me armë dhe konfiskimin e armëve dhe municioneve të paligjshme./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing