Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetarët të pasigurt për përdorimin e ujit nga Liqeni i Badocit

Vendi  |  22.11.2023 Ora 7:58   

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se uji i liqenit të Badocit tashmë mund të shfrytëzohet për pije duke qenë se ka ulje të vlerave të manganit. Teksa ata theksuan se uji tashmë është i sigurt për pije, ka qytetarë që ende ngurojnë ta përdorin.

 

Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së fundi njoftoi se vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit,  rezultojnë brenda standardeve të parapara, disa qytetarë në lagjen Mati 1 thonë se ende nuk po e përdorin ujin për pije, për shkak se ende nuk ndihen të sigurt. Madje disa nuk kanë informacion se uji është i pastër tashmë.

IKSHPK ka rikujtuar se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës dhe ky qëllim sigurohet përmes aktiviteteve dhe mbështetjes së plotë në ligjet aktuale në fuqi të përafruara me legjislacionin Evropian.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing