Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

12 profile të reja studimi në 21 shkolla të mesme në 14 komuna

Vendi  |  22.11.2023 Ora 8:02   

Nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Qeverinë gjermane është lansuar fushata “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”. Me këtë rast u tha se në Kosovë aktualisht ofrohen 12 profile të reja studimi në 21 shkolla të mesme në 14 komuna.

 

12 profile të reja studimi në 21 shkolla të mesme të 14 komunave të Kosovës, janë krejt çka do të ofrojë mësimi dual, i cili u promovua në fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve” e organizuar nga Ministria e Arsimit.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fushatës theksoi se aftësimi dhe arsimi profesional janë thelbësore për ndërtimin e shtetit, përderisa dha detaje për rritjen ekonomike, duke thënë se rritjen ekonomike, këtë vit mund ta përmbyllin me 3.8%.

"Pikërisht këtu në kryqëzim të ndryshimeve globale dhe rritjes ekonomike në vendin tonë, aftësimi dhe arsimi profesional bëhen jo vetëm të rëndësishëm, por edhe thelbësor për mirëqenien sociale. Sot deri sa jemi mbledhur për lasnimin e fushatës për imazhin e arsimit dhe aftësimin profesional është thelbësore të reflektojmë me zhvillimet ekonomike në Kosovë të cilët theksojnë rëndësinë e kësaj nisme", tha Kurti.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se arsimi dual përshtatet më së miri me kohën dhe zhvillimet aktuale, duke i zhvilluar nxënësit në disa drejtime njëkohësisht, ku çdo drejtim është aq i rëndësishëm e i vlefshëm dhe e plotëson njëri tjetrin në mënyrë efektive.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi se Gjermania dhe Kosova ndajnë një histori të gjatë në sektorin e arsimit.

“Prioritet ka qenë që të rinjtë t’i bëjmë të përshtatëm për tregun e punës. Duhet të mburreni dhe duhet që të kenë një pagë të dinjitetshme. Arsimi cilësor do të sigurojë prosperitet dhe të ardhme. Iu sigurojë se Gjermani do të mbështes reformën e mësimit dual në Kosovë”, tha ai.

Numri i nxënësve që po ndjekin arsimin dual, aktualisht deri më tani është 900 në 12 profile të ndryshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing