Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Prishtina ndihmon 23 viktima të dhunës në familje, brenda një viti kalendarik

Vendi  |  24.11.2023 Ora 10:42   
Kryetari i Prishtinës ka ndarë me publikun një informacion, lidhur me ndihmën që ofron Komuna të cilën ai e drejton për viktimat e dhunës në familje.

Sipas statistikave të ndara nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës, brenda një viti kalendarik janë përkrahur 23 viktima të dhunës në familje, në një vlerë prej 67 mijë euro.

Kjo drejtori përmes një infografike ka shpjeguar se ka pasur 38 aplikues në total, prej të cilëve 23 kanë përmbushur kriteret, ndërkaq 11 nga ky numër kanë siguruar ndër të tjerash edhe ndihmën për banim.

Ja postimi i plotë i Kryetarit të Prishtinës:

???? Bashkohemi për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje! ????
23 viktima të dhunës në familje i kemi përkrahur me 67.000 euro si ndihmë financiare për strehim, ushqim dhe përkrahje në përkujdesje të fëmijëve.
????❤️Mos harroni se nuk jeni vetëm. Keni një komunitet që ju përkrah dhe që do të jetë gjithmonë pranë jush.
Nëse keni nevojë për ndihmë, nuk është e dobishme të hezitoni për ta kërkuar.
Ju meritoni të jetoni një jetë të plotë me dashuri, siguri dhe respekt.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing