Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trafiku urban me pritje të gjata, ankohen qytetarët

Vendi  |  27.11.2023 Ora 8:10   

Ankesa për vonesa të autobusëve të Trafikut Urban, kanë qytetarët e Prishtinës, të cilët thonë se me ndryshmin e linjave po presin shumë gjatë. Zyrtarët e ndërmarrjes bëjnë fajtor komunikacionin e dendur, e në Komunën e Prishtinës zgjidhjen e shohin nga marsi i vitit të ardhshëm, kur do të rregullohen korsitë e veçanta për autobusë.

 

Qytetarët të cilët përdorin autobusët e Trafikut Urban, po ankohen për vonesa të autobusëve nëpër stacionet në kryeqytet. Imer Osmani është njëri nga ta. Ai thotë se linjat e riorganizuara nga komuna po sjellin vonesa.

“Prej që i kanë përzi këto lidhje, i kanë ndërpre 1-shat, po hetohet që po kanë vonesë vërtetë shumë se jo pak. Si po ka plotë udhëtarë, po vazhdon e nuk po ndalet, po duhet me prit tjetrin deri sa të vijnë”, tha Osmani.

Edhe qytetari tjetër Milazim Zogaj ka të njëjtin hall. Ai thotë se tani po duhet me prit shumë ma gjatë autobusin se sa kur kanë qenë linjat tjera.

Nga zyrtarë të Trafikut Urban, arsyetohen se vonesat po ndodhin për shkak të komunikacionit të stërngarkuar.

Mentor Isufi është drejtor i operativës në trafikun urban. “Për fat të keq po krijohen kolona të gjata, ne e kemi një orar për shembull linja 4 e ka me ardhur në stacion dhe për fat të keq nuk kemi një korsi të veçantë për autobusë”, deklaroi isufi.

Komuna deri tash nuk ka bërë ndonjë zgjidhje, vetëm se ka riorganizuar disa linja të cilat kanë shkaktuar tollovi nëpër qytet. Por, një zyrtar komunal thotë se zgjidhja do të jetë përmes rregullimit të korsisë së veçantë për autobusë.

Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës thotë se nga marsi i vitit 2024 do të filloj të zbatohet linja e veçantë për autobusë, e cila, sipas tij, do të ndihmojë shumë transportin publik. Sipas zyrtarëve të trafikut urban, aktualisht në qarkullim janë 51 autobusë në kryeqytet, derisa në procedurë janë edhe 30 autobusë të rinj, që pritet të vijnë vitin e ardhshëm./rtk/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing