Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot në Prishtinë mbahet marshi `Stop Femicidit`

Vendi  |  07.12.2023 Ora 7:54   

Artpolis organizon në sheshin `Zahir Pajaziti", marshin “Stop Femicidit! BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”.

"Vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund! Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private", thuhet në njoftimin e Artpolis.

Femicidi është urgjencë kombëtare vlerëson Artpolis.

"Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin", thuhet në njoftimin e Artpolis.

Ndaj, më 7 dhjetor, 2023 nga ora 12:00 , Artpolis fton të marshohet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të kundërshtuar shtypjen e vrasjen e grave nën moton “Stop Femicidit! #BollMa”, së cilës i paraprin performanca artistike “Hope Bubble” krijuar nga Donikë Ahmeti.  

"Vrasja e Liridona Ademajt ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal. Nëse ndokush deri më tash ka pasur dyshime se femicidi nuk ekziston në Kosovë, vrasja e Liridona Ademajt është rast puro femicid: planifikim, organizim, ekzekutim", thuhet në njoftimin e Artpolis.

"Është momenti i fundit t’i japim fund femicidit. Është momenti i fundit të sjellim drejtësi, e barazi gjinore. Është momenti i fundit t’i japim fund patriarkatit, e bashkë me të edhe shtypjes. Që të mos ketë Liridona të tjera, viktima të femicidit",thuhet në njoftimin e Artpolis./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing