Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

McDonald’s me koncept të ri të restorantit në SHBA

Bota  |  07.12.2023 Ora 8:19   

Kompania McDonald’s do të prezantojë një markë të re restorantesh Cosmek (CosMc) në SHBA.

Një ndërtesë tashmë është ndërtuar në Bolingbrook, Illinois, ku do të vendoset një nga restorantet.

Në objekt është shfaqur logoja e restorantit të ardhshëm CosMc’s, ndërsa përballë saj shihet një menu pa çmime, e cila përfshin çajë të ftohtë, frape, limonada dhe kafe, transmeton Fox Business.

Oferta përfshin edhe specialitete të tilla si pije nga seksioni “Signature Galactic Boost”.

CEO i McDonald’s, Chris Kempczynski njoftoi në korrik se koncepti i restorantit me format të vogël CosMc’s “do të ketë ADN-në e McDonald’s, por edhe identitetin e tij unik”.

Një zëdhënës i McDonald’s tha në atë kohë se koncepti i ri do të prezantohet vetëm në disa vende.

Aksionet e McDonald’s në S&P 500 janë rritur me nëntë për qind këtë vit dhe konkurrenti Burger King me 13 për qind. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing