Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Yjet që po refuzojnë ta udhëheqin ngjarjen “Golden Globe”

Film  |  11.12.2023 Ora 14:32   
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” që u transmetua në NBC janarin e kaluar (e udhëhequr nga Jerrod Carmichael) pësoi vlerësimet e dyta më të ulëta të të gjitha kohërave me 6.3 milionë shikues gjithsej, një rënie prej 26% nga ceremonitë e mëparshme.

Kjo ceremoni ndoshta mund të përdorë ndihmën e një udhëheqësi me emër të madh për ta përmirësuar këtë gjë ani pse nuk dihet a do të mbahet më, raporton CNN.

Shumë të famshëm kanë refuzuar ta udhëheqin programin duke përfshirë dy aktoret që janë mike të ngushta, Tina Fey dhe Amy Poehler. Ato patën udhëhequr spektaklin katër herë dhe patën thënë se nuk do ta bëjnë më.

Ofertën e kanë refuzuar edhe Will Arnett, Sean Hayes dhe Jason Bateman, të cilët bashkë-udhëheqin podcastin “SmartLess”. Këtë lajm për CNN e kanë konfirmuar burime të afërta me ta.

Aktorja Ali Wong gjithashtu është ofertuar dhe një burim i afërt me të ka thënë se ka refuzuar.
Dhe Chris Rock që dy herë udhëhiqi çmimet “Oscar” gjithashtu ka refuzuar ta udhëheq “Golden Globes”.

Rock, të cilit iu kërkua gjithashtu të udhëhiqte spektaklet e mëparshme të “Golden Globes”, mori pjesë për herë të fundit në një shfaqje të madhe çmimesh në vitin 2022, kur ai u godit gjatë ceremonisë së “Oscars” nga aktori Will Smith pasi Rock tha një shaka që i referohej betejës së Jada Pinkett Smith (gruas së Will Smithit) me alopecian.

Rock ka të ngjarë të jetë i nominuar në ceremoninë e ardhshme në kategorinë e re të performancës më të mirë në “stand-up komedi” për specialen e tij që u transmetua në platformën Netflix, “Chris Rock: Selective Outrage”.
“Është punë për të cilën nuk të falënderojnë”, ka thënë një publicist i të famshmëve për CNN.

“Nuk ia vlen”, ka thënë një tjetër. “Ka shumë politikë aty. Nuk është e lehtë dhe nuk është më argëtuese”, ka thënë një tjetër publicist.

Një zëdhënës për “Golden Globes” nuk pranoi të komentojë, por një burim tjetër ka thënë se po zhvillohen biseda shumë serioze me udhëheqësit e mundshëm.

Më parë ceremonia “Golden Globes” është kritikuar për mos prezencë të afro-amerikanëve në jurinë përzgjedhëse të fituesve, gjë që ka ngjallur shumë spekulime edhe te transmetuesit edhe te fansat, e së fundmi edhe tek ata të cilët kanë marrë oferta për të udhëhequr spektaklin.

Ky skandal ka ndodhur në vitin 2021 pasi “Los Angeles Times” dokumentoi mos-prezencën e afro-amerikanëve në asociacionin e shtypit ndërkombëtar të Hollywoodit (ASHNH).

Një grup publicistësh i bënë thirrje ASHNH-së që të zbatojë ndryshime të thella dhe të qëndrueshme për praktikën e sjelljes diskriminuese, jo-profesionalizmit, pavlefshmërisë etike dhe korrupsionit të dyshuar financiar.

Ata gjithashtu këshilluan mbështetësit e tyre për të bojkotuar ngjarjen dhe NBC nuk pranoi të transmetonte atë në vitin 2022.
ASHNH që atëherë është shpërbërë dhe Golden Globes ka pronësi të re me Dick Clark Productions dhe Eldridge Industries që kanë blerë shfaqjen.

Ndryshimet kanë heshtur thirrjet e protestës këtë herë, sipas disa publicistëve të Hollywoodit që folën me CNN dhe thanë se klientët e tyre të famshëm janë të ngazëllyer të ndjekin spektaklin që do të bëj “Golden Globes” muajin e ardhshëm.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing