Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Disa banorë ankohen për ngrohje, ‘Termokos‘ po punon për zgjidhje

Vendi  |  12.12.2023 Ora 7:53   

Pavarësisht zgjerimit të rrjetit që është bërë gjatë vitit, ka disa qytetarë që nuk janë të kënaqur me ngrohjen që po e ofron "Termokosi".

Afrim Sejfijajt, banor në lagjen “Kodra e Diellit”, i duhet të qëndrojë me rroba të trasha brenda në banesë. Ai thotë se ngrohja nga “Termokosi” nuk po e jep ngrohje kualitative.

“Jo kënaqshëm, me pas oxhak isha ngrohë me shporet. Fëmijët e vegjël, por edhe unë e kam ftohtë”, thotë Sejfijaj.

Edhe në familjen Muriqi, banorë të së njëjtës lagjeje nuk janë të kënaqur me ngrohjen.

“Deri në mëngjes nuk është e nxehtë fare. Edhe pse nuk kemi fëmijë te vegjël ne duam me pas ngrohje", tha Agnesa Muriqi, banore në lagjen “Kodra e Diellit”.

"Është e vërtetë se këtë vit ngrohja po duket më e dobët. Në netët më të ftohta po duhet me kombinua edhe me rrymë", thotë  Egzon Daku, banor.

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, e pranon se në disa ndërtesa në kryeqytet kanë probleme me ngrohjen.

“Zgjerimin që e kemi bërë nuk ndikon në kualitetin e ngrohjes dhe ne po ofrojmë temperatura të përballueshme dhe të qëndrueshme. Mund të them që temperatura të ulëta ka diku në 5-10 objekte në kryeqytet, kryesisht në disa lagje si në “Bregun e Diellit”. Mund të them që është problem i të kaluarës, por po punojmë që ta zgjidhim edhe këtë", tha Fisnik Osmani, kryeshef i “Termokosit”.

Osmani thotë se aktualisht ngrohtorja e qytetit po i furnizon mbi 100 mijë qytetarë /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing