Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nënshkruhet marrëveshja për ristrukturimin e trafikut urban

Vendi  |  12.12.2023 Ora 7:58   

Për Prishtinën do të ketë edhe një projekt që pritet të realizohet vitin tjetër. Bëhet fjalë për ristrukturimin e rrjetit të autobusëve të transportit publik dhe atë privat. Kjo do të mundësohet përmes një projekti që e mbështeti Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SIDA suedeze.

Komuna e Prishtinës pritet ta ristrukturojë rrjetin e transportit publik të udhëtarëve. Kjo do të mundësohet nëpërmjet një marrëveshjeje që u nënshkrua ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, SIDA-s suedeze dhe Komunës së Prishtinës.

“Me këtë marrëveshje e marrim një grant gati gjysmë milioni për konsulencë nga nga  BERZH-i që do të na ndihmojë në modernizimin dhe rifunksionalizimin e transportit urban, pra edhe të flotës së re të autobusëve ku edhe e ndërlidhim edhe sektorin publik me atë privat si pjesë e procesit do të jetë edhe reforma e biletave ku do të bëhet edhe digjitalizimi”, tha Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

“Posaçërisht nga ky projekt përfitojnë qytetarët e Prishtinës me çka do të rritet numri i autobusëve. Planifikojmë të blejmë 30 autobusë shtesë, duke përfshirë autobusë shumë efiçientë që nuk do të ndotin ambientin, gjashtë nga të cilët do të jenë elektrikë. Mendoj që ndryshimin do ta vëreni që në vitin e ardhshëm. Pjesë e këtij projekti do të jetë modernizimi i linjave aktuale rreth gjysmë milioni të financuara nga Sida Suedeze dhe EBRD për dizajnimin e linjave te reja me të mira për të siguruar mobilitet më të mirë të njerëzve”, tha Sergiy Maslichenko nga  BERZH-i.

Transformimi i trafikut urban, sipas zyrtarëve, do të ndikojë në përmirësimin e transportit në kryeqytet./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing