Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nxënësit që s’u pranuan në Mjekësi hedhin akuza për parregullsi në procesin e pranimit

Vendi  |  12.12.2023 Ora 8:06   
25 nxënës tash e katër muaj janë duke pritur të regjistrohen në shkollën e mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan, meqë nuk arritën të regjistroheshin në afatin pranues. Ata kanë thënë se kanë vendosur të mos regjistrohen në ndonjë institucion tjetër arsimor, për shkak se dyshojnë se ka pasur parregullsi gjatë procesit të pranimit.

Djellza Hyseni, e cila ka suksesin shembullor, ka thënë se nxënës me nota të dobëta kanë arritur të regjistrohen.

“Nxënësi i cili ka qenë prapa meje në listë është pranuar, kurse unë e cila kam qenë e papranuar gati e para nuk jam pranuar. Kjo ka qenë një parregullsi”, ka thënë ajo. “Ka pasur nxënës të cilët nuk i kanë dërguar fare letrat në mjekësi, se ka qenë jashtë vendit. E kur ka ardhur këtu është pranuar. Për këtë drejtori na ka thënë se i ka plotësuar kriteret më shumë se ne, mirëpo ne i kemi kërkuar fakte për këtë, e drejtori nuk na ka paraqitur as edhe një fakt”, ka shtuar Hyseni.

Nxënësja ka thënë se ka paraqitur ankesë në Drejtorinë e Arsimit, por përgjigje zyrtare tash e katër muaj nuk ka marrë.

“Në ankesën time që kam paraqitur në Drejtori të Arsimit e kam lënë e-mail tim dhe numrin kontaktues. Deri më tani nuk kam përgjigje zyrtare, vetëm kam marrë përgjigje gojore nga palët e treta të cilët më kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë. Kjo nuk është në rregull, pasi vendimi për ankesën time është dashur të procedohet e në mënyrë zyrtare të më japin edhe arsyetim”, ka thënë Hyseni.

Ajo ka paralajmëruar se rastin do ta dërgojë në instanca të tjera në qoftë se Drejtoria nuk e heton procesin e regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024.

Përkundër se nuk janë të regjistruar, 25 nxënësit kanë thënë se i ndjekin ligjëratat te profesorët të cilët ua lejojnë të marrin pjesë në orë mësimore. Djellza Hyseni udhëton çdo ditë 18 kilometra për të ndjekur këto orë mësimore.

“Ne jemi më të rregullt se disa nxënës që janë pranuar. Drejtori i shkollës na ka thënë që mundemi me shku në shkolla të tjera apo në shkolla private. Unë me i pasë kushtet financiare nuk isha maltretuar me institucione të cilave nuk iu intereson fare për mua”, ka thënë ajo.

KOHA ka tentuar të flasë me drejtorin e shkollës, Shaban Tërstena, por atë nuk e ka takuar në hapësirat e institucionit arsimor. Ai, po ashtu, ishte i paqasshëm edhe në telefon.

Ekipi i KOHËS ka vizituar edhe zyrën ku qëndron drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, për të marrë një sqarim. Asistenti i saj, Exhevit Rexhepi, fillimisht i tha KOHËS se drejtoresha gjendet në zyrë por se është e zënë me disa obligime. Ndërsa pas tre minutave Rexhepi ndryshoi deklaratën duke thënë se Demiri gjendet në Prishtinë.

E, pastaj ekipit të KOHËS iu ndalua nga sigurimi fizik edhe të marrë pamje të objektit të këtij institucioni publik.

Parregullsi në pranimin e nxënësve në Shkollën e Mjekësisë thonë se kanë vërejtur edhe anëtarët e opozitës në Komisionin për Arsim në Kuvendin Komunal. Afërdita Balaj, asambliste e Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtoi akuza ndaj Demirit për neglizhim të rastit.

“Në listën e pritjes nuk është respektuar renditja. Ata që kanë pasur persona të afërt me ndikim janë sistemuar”, ka thënë ajo. “Është shumë interesant që drejtoresha e Arsimit mungon edhe në Komitet të Arsimit, është e papërgjegjshme. Atë ditë në Kuvend (kur është mbajtur seanca për të diskutuar për 25 nxënësit v.j.) ka munguar. Unë nuk e di që ajo ka bërë ndonjë përpjekje për ta zgjidhur situatën”, ka thënë ajo.

Vijimi i shkollimit në nivelin e mesëm te lartë nuk është i obligueshëm sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar. Mirëpo Kushtetuta në nenin 47 për të drejtën për arsim parasheh që institucionet publike t’i sigurojnë secilit person mundësi të barabarta për t’u arsimuar./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing