Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

25 milionë euro u janë distribuar fermerëve kosovarë përgjatë tri viteve

Vendi  |  13.12.2023 Ora 7:41   

Rreth 3 mijë kredi në vlerë 25 milionë euro u janë distribuar fermerëve kosovarë përgjatë tri viteve të fundit, si dhe rreth 1 milionë euro kredi janë mbështetur me sigurime bujqësore. Ky proces është lehtësuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), pjesë e Bankës Botërore, përmes projekteve të bujqësisë në Kosovë.

 

Në tri vitet e fundit, IFC ka asistuar institucionet e Kosovës në themelimin e sistemit të sigurimeve si dhe në rritjen e qasjes në financa për fermerët.

IFC ka ndihmuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në ndërtim të kapaciteteve, zhvillim të produkteve bujqësore dhe në krijim të kornizës ligjore për themelim të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë. IFC ka trajnuar stafin e katër institucioneve financiare në Kosovë dhe ka zhvilluar produkte financiare, duke ndihmuar në zgjerim të portfolios së tyre të kredive.

Sektori bujqësor në Kosovë krenohet me potencialin që ka për tu rritur, aktualisht ky sektor mbulon 25 përqind punësimit në vend, si dhe kontribuon në mbi 7 përqind të BPV-së. Sipas të dhënave të Raportit të Gjelbër të vitit të kaluar, kreditë bujqësore në sektorin bankar përbëjnë përqindjen më të ulët, prej vetëm 2.1 përqind, përderisa sektori i mikrofinancave ka përformancë më të mirë, me rreth 19.5 përqind distribuim në kredi bujqësore.

“Përmes këtyre projekteve vitale, IFC ka ndihmuar në zhbllokimin e potencialit për rritje të sektorit të bujqësisë duke mbrojtur fermërët nga rreziqet e ndërlidhura me motin, dhe duke iu rritur mundësitë për qasje në financa” tha Menaxheri i zyrës së IFC-së për Kosovë dhe Maqedoni Veriore, Visar Perani.

Projekti për Sigurime Bujqësore është fokusuar në ndërtimin e sistemit të sigurimeve bujqësore që u ofron fermerëve mbrojtje nga rreziqet që ndërlidhen me motin. IFC ka këshilluar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në themelimin e infrastrukturës ligjore, ndërtim të kapaciteteve për të udhëhequr në mënyrë efikase sistemin e sigurimeve bujqësore si dhe në zhvillim të produkteve të sigurimeve bujqësore.

“MBPZHR ka prezantuar për herë të parë në Kosovë programin e subvencionimit të primit bujqësor, duke e përfshirë ate në programin e pagesave direkte. Subvencionimi i 75 përqind të shumës së primit të sigurimit për fermerët, e bënë Kosovën një nga mbështetësit më të mëdhenj të skemës së sigurimeve bujqësore në Evropë,” ka thënë Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Iniciativa e dytë e IFC-së ka qenë e fokusuar në projektin për financim bujqësor, duke prirë në ndërtim të kapaciteteve të institucioneve financiare, përshtatje të metodave të avancuara në procesin e vlerësimit të kredive, si dhe ulje të rreziqeve përmes teknologjive të bujqësisë së mençur klimatike.

Projektet e IFC-së kanë ndihmuar në krijim të sistemeve të cilat shfrytëzojnë veglat financiare për fermerë dhe që rrisin besueshmërinë në lëshim të kredive bujqësore” tha Ahmet Ismaili, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Projektet e IFC-së për Financim të Bujqësisë dhe Sigurime Bujqësore kanë qenë të financuara nga Programi Global për Siguri të Bujqësisë dhe Ushqimit, që synon të rris qasjen në financa të sektorit bujqësor përbrenda vendit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing