Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASK: Furnizimi me ujë, menaxhimi i trajtimit të mbeturinave më i ulët

Vendi  |  13.12.2023 Ora 7:43   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin shtator 2023’.

 

“Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave më i ulët në shtator 2023, krahasuar me shtator 2022”, njofton ASK.

Në muajin shtator të vitit 2023,indeksi i vëllimit të prodhimit në sektorët e industrisëkishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese (11,1%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).

Ndërsa, rënie kishte te: furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-26,0%);industria nxjerrëse(minierat dhe guroret) (-14,2%);furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-12,0%).

"Në muajin shtator 2023, indeksi i numrit të të punësuarve ishte në sektorin e industrisë përpunuese ishte0,3%;Sektori i  furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-3,0%); Minierat dhe guroret (-7,0%); Furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-8,2%);krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022)", njofton ASK./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing