Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Vendi  |  13.12.2023 Ora 13:50   
(Përditësuar 11:57) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të të saj ka votuar për subvencionimin e fëmijëve me nga 100 euro për këtë vit dhe po ashtu ndarjen e një shtese njëherëshe prej 100 eurove për pensionistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemave aktualisht do të përfitojnë nga 100 euro "gjatë ditëve në vijim". 

"Prindërit nuk kanë nevojë për aplikim, pasi mjetet do të kalojnë në xhirollogarinë e tyre", ka thënë Murati.

Ministri ka thënë se pensionistët shtesën prej 100 euro do ta marrin gjatë javës në vijim, pasi pensioni i rregullt del të premten dhe
siç thotë ai, e kanë pasur të pamundur që shtesën ta bashkëngjesin me pensionin e rregullt.
 

Ndahen 4 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Kosovë në shtator 2022 dhe janar 2023

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të ofruar ndihmë për rimëkëmbje ekonomike nga vërshimet që ndodhën në Kosovë në muajin shtator të vitit 2022 dhe janar të vitit 2023.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbështetja do të jetë për bizneset dhe bujqit.
“Mbështetja do të bëhet për bizneset e bujqit. Në mbledhjen e kaluar kemi pasur mbështetje për ekonomitë familjare, derisa tash për bizneset e bujqit”, ka thënë Murati.

Gjithashtu, Qeveria miratoi themelimin e një Mekanizmi që do të mbikëqyrë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave.

Të gjitha pikat që u miratuan nga Qeveria në mbledhjen e sotme: 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing