Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Orari i ngrënies së mëngjesit dhe darkës, mund ta rritë rrezikun për sëmundjet e zemrës

Vendi  |  19.12.2023 Ora 9:04   

Pritja e gjatë për mëngjes ose darkë, mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i cili analizoi shëndetin dhe dietën e më shumë se 100 mijë njerëzve, zbuloi se çdo orë ka rëndësi kur bëhet fjalë për kohën e vaktit.

Ngrënia e mëngjesit dhe darkës më herët, është më e mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru – transmeton Sun Health.

Ekspertët nga disa institucione evropiane thonë se gjetjet tregojnë se “orari i vaktit” si dhe “cilësia e të ushqyerit”, mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se të ngrënit në ‘kohën e gabuar’ mund të rritin rrezikun e diabetit dhe kancerit. Koha e vakteve tona, së bashku me ekspozimin ndaj dritës, mendohet të ndikojë në ritmin cirkadian (ora e brendshme e trupit) dhe rrjedhimisht në shëndetin tonë.

Studimi i fundit shqyrtoi të dhënat shëndetësore të saktësisht 103.389 njerëzve nga studimi NutriNet-Santé, një projekt i nisur në vitin 2009, për të studiuar lidhjen midis të ushqyerit dhe shëndetit.

Shkencëtarët evropianë zbuluan se për çdo orë që dikush e vonon mëngjesin, ka gjashtë për qind rrezik për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Për shembull, nëse një person hante vaktin e parë në orën 7:00 të mëngjesit dhe një tjetër në orën 10:00, personi i dytë do të kishte një rrezik prej 18 për qind më të lartë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare gjatë jetës së tij.

Studimi i botuar në Nature Communications zbuloi se njerëzit që hëngrën vaktin e tyre të fundit (darkën) pas orës 21:00, kishin 28 për qind më shumë rrezik të zhvillimit të sëmundjeve cerebrovaskulare, si goditja në tru dhe aneurizmi i trurit, në krahasim me ata që hëngrën vaktin e tyre të fundit para orës 20:00.

Studiuesit thanë se nevojitet punë e mëtejshme për të ekzaminuar lidhjen midis kohës së vaktit dhe shëndetit kardiovaskular.

Ata shkruan: “Kjo punë ka nevojë për përsëritje në grupe të tjera në shkallë të gjerë në mjedise të ndryshme dhe duke përdorur qasje të ndryshme dhe plotësuese”. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing