Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetarët presin nga Rama t’u japë zgjidhje parkingjeve e mbeturinave

Vendi  |  21.12.2023 Ora 7:55   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kabineti i tij të mërkurën janë përballur me ankesat e qytetarëve, në diskutimin e mbajtur publik. Për çështjet e ngritura Rama ka thënë të jetë në dijeni dhe u premtoi atyre zgjidhje.

Mungesave e ashensorëve dhe parkingjeve pranë objektet shumëkatëshe, menaxhimi jo i mirë i mbeturinave dhe hapësirat e pakta të gjelbra, ishin vetëm disa nga problemet që banorët e kryeqytetit i adresuan në takimin me kryetarin e Prishtinës,

Përparim Rama dhe drejtorët komunal, në sallën e kuvendit komunal.

E moshuara Teuta Sopa ka treguar se si tash e shumë vjet detyrohet që t’i ngjisë shkallët, kjo pasi në bllokun e banesës ku ajo jeton në rrugën “Agim Ramadani”, nuk ka ashensor.

“Në katin përmbi ku unë jetojë, personat që jetojnë aty janë student dhe unë vazhdimisht kam probleme me rrjedhjen e ujit, nuk e kanë të instaluar mirë, prej vitesh kam bërë ankesa mirëpo nuk është m mirëpo nuk janë marr parasysh, e kam rregulluar vetë edhe në momentin që unë jam këtu të gjithë tualetin e kam me kova, unë frikësohem që do të ndodhë diçka”, ka thënë Sopa. “Edhe ashensori nuk punon e din kryetari shumë mirë, kam qenë në NPB ata nuk na kanë përfillur për asgjë".

Meqë të hollat janë ndarë muaj më parë dhe ashensori nuk ka filluar të instalohet, kryetari Rama është zotuar se shumë shpejtë do të ndërhyjnë bashkë më Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

“E di ndërtesën ku është, shumë mirë, nëna ime jeton aty, kërkesa edhe për ashensorë ka qenë e kamotshme edhe ankesat e tjera janë të kamotshme. Kam marr vesh që janë grumbulluar të hollat pra 30 përqindëshi. DSHP-ja do të ndërhyjë menjëherë”, ka deklaruar Rama.

Neglizhenca e ‘Prishtina Pakingut’, kishte sjellë edhe Sokol Berishën në këtë dëgjim publik. Sipas tij banorët në rrugën “Sylejman Vokshi”, janë në kaos të madh.

“Në atë lagje vetëm në hyrjen që jetojmë ne, jemi përafërsisht 30 familje në mesin e tyre janë 5 ose 6 persona me aftësi të kufizuara. Aty nuk kanë parking. Kështu që kemi shumë probleme në atë pjesë. Muajt e fundit ne kemi probleme të mëdha me parkingjet. Kryetar t’u kisha lut që me ardh me stafin tuaj me na e bë një zgjidhje sepse jemi në kaos shume të madh”, ka thënë Berisha.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi për problemet e këtyre banorëve fajin e hodhi te OSHP-ja.

“Aty është edhe një problem me kanalizimin që ne e kemi adresuar që në fillim të vitit, çështja ka shkuar në OSHP dhe unë e di që është një situatë shumë e rënduar me objekte banesore prej fillimit e kemi adresuar mirëpo ende jemi në procedura”, ka sqaruar Xhaferi.

Rregullorja e re për parkingjet publike në kryeqytet pritet të votohet gjatë seancës së nesërme. Kjo rregullore parasheh që të ndryshohet edhe çmimi i parkingut për orë, nga 30 centë do të bëhet 50 centë. Po ashtu, vetura e dytë e banorëve rezidencial do të lirohet nga pagesa./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing