Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Trend i vitit të ri është ecja, jo ushtrimet

Shëndeti  |  21.12.2023 Ora 8:06   

Revista prestigjioze “Vogue” ka shkruar se pyetja që është bërë më së shpeshti në platformën “Google” është: “Çfarë ndodh kur eci çdo mëngjes?” Sipas kësaj reviste në vitin e ri më me rëndësi do të jetë ecja sesa bërja e ushtrimeve të ndryshme duke ndjekur instruksione nëpër rrjetin social “TikTok”.

Ecja nuk është e kushtueshme dhe, sipas titujve kryesorë të shëndetësisë sivjet, ecja ndihmon shumë shëndetin.

“Ecja është një nga llojet më të lehta, më të përballueshme dhe më efektive të aktivitetit fizik që njerëzit mund të bëjnë”, ka thënë për “Vogue”, Francisco López-Jiménez, kardiolog i Klinikës Mayo.

Ecja çdo mëngjes ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ul presionin e gjakut, ul kolesterolin dhe forcon zemrën.

Përveç kësaj ecja ndihmon edhe kundër stresit, humbjes së peshës, etj.

Koha më e mirë për të dalë për ecje sipas “Vogue” është pasdarka pasi aktiviteti i ndihmon trupit që të bëjë gjumë të mirë.

“Nëse do të mund të zgjidhni në mes të mëngjesit e darkës, do ta rekomandoja darkën. Sepse do të përputhet me ritmet në pjesën tjetër të organeve të trupit. I gjithë trupi ynë funksionon në mënyrë ritmike sipas rutinës sonë, duke na mbajtur aktivë gjatë orëve të ditës dhe duke u relaksuar për të lejuar një pushim të mirë gjatë natës”, ka thënë biologia Tamara Pazos.

Trendi i vitit të ri, pra ecja, do t’u ndihmojë shumë edhe çifteve të secilës moshë sepse gjatë ecjes përveç përfitimeve shëndetësore çiftet mund të bëjnë biseda të ndryshme duke zgjidhur probleme të ndryshme./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing