Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Si e mbron shëndetin e zemrës vaji i ullirit

Shëndeti  |  21.12.2023 Ora 8:07   

Kohët e fundit rezultatet e një studimi treguan se vaji i ullirit përmban një proteinë që është në gjendje të na mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Cila është kjo proteinë miqësore me zemrën?

Apolipoproteina A-IV është një proteinë plazmatike, nivelet e së cilës në gjak rriten pas tretjes, veçanërisht të ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura, si vaji i ullirit.

Studiuesit shpjegojnë se kjo proteinë redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit pikërisht sepse është në gjendje të pengojë grumbullimin e trombociteve.

Trombocitet janë qeliza të vogla të gjakut, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën bllokojnë rrjedhën e gjakut duke formuar kore.

Dhe pse këto lloj grumbullimesh mund t’ju ndihmojnë në rast se keni gjakderdhje nga ndonjë plagë, në rastin e sëmundjeve kardiovaskulare, ato pengojnë rrjedhën e rregullt të gjakut dhe mund të çojnë në trombozë. Ndërsa në rastin më të keq mund t’ju rrezikojnë edhe jetën.

Proteina vepron duke bllokuar receptorin e integrinës i cili vepron si një “urë” midis trombociteve, duke parandaluar kështu bashkimin e tyre dhe për rrjedhojë formimin e grumbujve të tyre.

Kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar vajin e ullirit?

Studiuesit thonë se proteina që gjendet pikërisht në vajin e ullirit, është më aktive gjatë natës dhe më pak gjatë ditës. Ndaj këshillohet të konsumohet gjatë mbrëmjes për më tepër përfitime. /AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing