Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Si të zgjidhen dhuratat për vitin e ri

Të Tjera  |  21.12.2023 Ora 8:13   

Përderisa festat e fund vitit afrohen bëhet gjithnjë e më e vështirë të mendohet për dhuratat e duhura për njerëzit e afërt. “RexLondon” ka përpiluar një listë me rregullat se si të zgjidhet dhurata. Duhet t’i jepet prioritet asaj që është brenda një kutie të mbështjellë bukur.

Në rregullin e pesë dhuratave, katër dhuratat e para mund të jenë shumë të drejtpërdrejta, diçka që dikush do, diçka që i duhet, diçka që vishet dhe diçka për të lexuar. Pastaj, si opsion i fundit është ndonjë vend ku dikush mund të argëtohet vërtet. Dhurata e pestë është diçka që ata nuk e dinin se e donin.

Image

“Diçka që dikush dëshiron” mund të duket shumë e thjeshtë. Por duhet normalizuar fakti që dikush të bëjë një listë me produkte që u nevojiten dhe pastaj dhuruesi do ta ketë më të lehtë të zgjedhë diçka nga ajo listë për t’ia blerë të afërmit. Nëse lista nuk është opsion, mund të mendohet rreth punës që bën ai person, hobin që ka apo muzikës së preferuar në mënyrë që dikush që do t’i dhurojë diçka të zgjedhë diçka që sigurisht do t’i pëlqente.

Image

“Diçka që ju duhet” kjo dhuratë do të jetë diçka praktike dhe funksionale. Mund të jetë ndonjë set i enëve që dhuruesi ka vënë re se i duhet personi që do t’ia bëjë dhuratë. Mund të jetë ndonjë pako për riparimin e pajisjeve të tyre të preferuara. Edhe ndonjë çantë për blerje mund të jetë opsion i mirë.

 
Image

“Diçka që vishet” do të mund të ishte dhuratë e lehtë, nëse dhuruesi e njeh paraprakisht personin të cilit do t’i bëjë dhuratë, ia njeh stilin dhe preferencat. Aksesorët do të mund të ishin opsion i mirë. Nëse bëhet fjalë për fëmijë, kapelat, aksesorët për flokë, apo ndonjë figurë që do të mund ta ngjisnin nëpër pantallona apo bluza sigurisht do të ju pëlqente.

Image

“Diçka për të lexuar” do të ishte dhuratë ideale për një person që i pëlqen të lexojë. Por për një lexues do të ishin të mira edhe “book marks” apo aksesorë të tjerë që përdoren nëpër libra.

Image

“Diçka që nuk e dinin se e donin” i referohet opsionit të blerjes së një dhuratë të veçantë si për shembull ndonjë çelës i veçantë për hapjen e shisheve, një biletë udhëtimi, një “giftcard” për trajtim të fytyrës apo thonjve, një biletë për kinema, ndonjë udhëtim i shkurtër në një vend të afërt... Mund të jetë edhe një alarm kuzhine, ndonjë shishe me përmbajtje si raki shtëpie, ujë me krip deti, etj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing