Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës: Për veturën e parë parkingu do të jetë falas

Vendi  |  22.12.2023 Ora 7:59   

Një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur me rregulloren për parkimin e veturave në zonat që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës.

Një zhvillim pozitiv ka ndodhur për të gjithë banorët rezident të Prishtinës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në politikat e parkimit, duke u dhënë rezidentëve një lehtësim të madh financiar.

Nisur nga sot, parkimi në lagjet e Prishtinës për makinën tuaj të parë do të jetë pa asnjë kosto për rezidentët.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se nga tani e tutje, parkimi për makinën tuaj të parë në lagjet e juaja do të jetë krejtësisht falas për të gjithë qytetarët rezidentë”, ka njoftuar zyrtari i Komës së Prishtinës, Fadil Aliu-Heretica.

Ai thotë se për rezidentët që zotërojnë më shumë se një automjet, do të aplikohet një tarifë modeste prej vetëm 10€ në muaj ose 100€ në vit për makinën e dytë, e cila mbulon të dy zonat e parkimit./Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing