Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbreti Charles mban fjalimin e Krishtlindjeve pranë një peme që mund të rimbillet

Të Tjera  |  25.12.2023 Ora 15:59   
Mbreti Charles ka dhënë mesazhin e tij tradicional për Krishtlindje pranë një peme e cila mund të rimbillet.

Fjalimi i përvitshëm i tij, që zakonisht transmetohet ditën e Krishtlindjeve, është traditë e trashëguar që nga viti 1930.
Mesazhi këtë vit nga mbreti Charles do të jepet afër një peme të Krishtlindjeve e cila mund të rimbillet më pas.

Një fotografi zyrtare e monarkut që u lëshua nga pallati, tregon atë duke qëndruar pranë pemës së gjallë, e cila mbahet në një vazo dhe mund të përdoret përsëri vitin e ardhshëm.

Sipas Buckingham Palace, kjo pemë është stolisur e tëra me dekorime organike duke filluar nga portokajtë, dekorime druri të punuara me dorë, dekorime nga letra, boça pishe e dekorime prej xhami.

Është hera e parë që një këso lloj pishe përdoret si pjesë e fjalimit festiv vjetor drejtuar kombit. Pas transmetimit kuptohet se më pas do të ri-mbjellët.

Mesazhi i Krishtlindjeve i këtij viti do të transmetohet në orën 15:00 sipas orës lokale.

Charles, ashtu si mbretëresha e ndjerë para tij, i shkruan vet fjalimet e tij të Krishtlindjeve. Fjalimi i vitit të kaluar, i pari i tij si monark, ndoqi një model të ngjashëm me atë të vendosur nga nëna e tij, duke kombinuar reflektimet personale me referencat për çështjet aktuale me të cilat përballet vendi dhe besimi i krishterë.

Mbreti pati folur shpesh për shpresat e tij për mjedisin dhe në mënyrë të veçantë për klimën. Këtë e bëri dhe gjatë konferencës së 28-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Dubai që u mbajt muajin e kaluar.

“Në vitin 2050, nipërit tanë nuk do të pyesin se çfarë thamë. Ata do të jetojnë me pasojat e asaj që bëmë apo nuk bëmë, një mundësi e pagabueshme për të mbajtur gjallë shpresën tonë të përbashkët. Unë vetëm mund t'ju nxis që kësaj t’i qaseni me ambicie, imagjinatë dhe një ndjenjë të vërtetë të emergjencës me të cilën përballemi dhe së bashku me një angazhim ndaj veprimit praktik nga i cili varet e ardhmja jonë e përbashkët”, pati thënë Charles në atë kohë, duke iu referuar bisedimeve për klimën.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing