Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

170 mijë kilogramë mjete piroteknike u importuan këtë vit

Vendi  |  26.12.2023 Ora 8:11   

Mjetet piroteknike kanë filluar të ndizen edhe këtë vit shumë ditë para festave. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ato mund të përdoren nga e marta. Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, ka bërë thirrje që ato të mos përdoren në shkolla, e ka thënë se kanë shqiptuar edhe dënime.

Këtë vit janë importuar 171 mijë kilogramë mjete piroteknike në Kosovë, thuajse të gjitha të ardhura nga Kina.

Nga të dhënat e Doganës, del se janë importuar 4 herë më shumë sesa në vitin 2021.

E vlera e importit është rreth 300 mijë euro ose 50 mijë më shumë se vitin e kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një njoftim, ku thuhet se përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet nga data 26 dhjetor deri në 2 janar.

Por hedhja e mjeteve piroteknik ka nisur shumë me herët se që janë lejuar, e kjo po i pengon shumë qytetarë.

“Fishekzjarrët na pengojnë. Pikë së pari është ndotje e ambientit, dëm ndaj shëndetit... (hedhin) edhe ditën edhe natën e kanë bërë si traditë këtë”, thotë qytetari Jakup Azemi.

Edhe shkollat fillore në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin që mjete të tilla po përdoren në oborret e shkollave.

Në njoftimin që iu është shpërndarë prindërve është kërkuar që mesazhi të përcillet te nxënësit që ato janë të ndaluara rreptësishtë që të përdoren në shkolla.

Florian Dushi, drejtor i Inspektoratit në Prishtinë ka konfirmuar që janë njoftuar nga shkollat për përdorim të mjeteve plasëse, e ka thënë që kanë shqiptuar edhe dënime.

“Ç ‘është e vërteta, ka raste kur qytetarët shkollat lajmërojnë nisur nga fakti se ajo përbën edhe shqetësim edhe rrezik, por ka raste edhe gjatë kontrolleve inspektuese të zakonshme, rutinore të inspektorëve, ata hasin në shkelje të tilla”, thekson Dushi.

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ndezja e fishekzjarrëve është e ndaluar në hapësira publike dhe në zonat e banuara, përpos në hapësirën ku mbahet tregu i gjelbër./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing