Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fondi i Kosovës për Efiçiencë, aplikuan 3321 u pranuan 2150 aplikantë

Vendi  |  27.12.2023 Ora 8:16   

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka përmbyllur procesin e vlerësimit të aplikimeve të pranuara në thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës të Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, dhe sipas shifrave zyrtare, nga data 8 deri më 20 gusht 2023, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar 3321 aplikime, ndërsa pas shqyrtimit nga komisioni vlerësues, 2150 aplikantë kanë marrë para-aprovimin për implementim.

Komunat me numrin më të lartë të përfituesve, sipas FKKE-së, janë:Prishtina, Podujeva, Peja, Ferizaj dhe Vushtrria.

“Nga numri total i aplikimeve, janë anuluar 161 aplikime, prej të cilave 142 për arsye se nuk i kanë plotësuar kriteret e thirrjes publike dhe 19 aplikantë kanë tërhequr aplikimin e tyre. Ndërkaq, 1010 aplikime pa raport të auditorit do të shqyrtohen në rast se mbetet buxhet në dispozicion, pas përfundimit të tërë procesit me aplikimet me raport të auditorit. Aplikantët janë njoftuar në emailin automatik të pranuar nga e-Kosova”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, FKEE ka pranuar rreth 700 aplikime për disbursim të shumës së subvencionuar, nga qytetarët që kanë përfunduar punimet. “Këto aplikime janë në proces të verifikimit nga 8 kompani të angazhuara nga FKEE, dhe marrëveshjet e para të disbursimit janë nënshkruar nga përfituesit e parë që kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe kanë kaluar verifikimin”, thuhet në njoftimin për medie.

Kujtojmë, se Fondi si donacion prej 10 milionë eurove, i destinuar për këtë projekt, është mundësuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e pakos mbështetëse të energjisë, përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përfituesit do të subvencionohen me deri në 45% të shumës së investimit dhe deri në 50% për pronaret gra ose për shtëpitë në bashkëpronësi të bashkëshortëve, pa kaluar shuma maksimale prej 5500 euro, për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë, duke përfshirë termoizolimin e mureve të jashtme, termoizolimin e kulmit dhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme.

Përfituesit janë zgjedhur duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga thirrja publike, duke përfshirë nevojën për shtëpi të banueshme, konsum të energjisë elektrike prej së paku 250kWh për muaj në 21 nga 24 muajt e fundit, si dhe përmbushjen e kritereve teknike dhe izolimit termik.

FKEE është e përkushtuar në vazhdimësi që të mundësojë realizimin e projekteve të tilla, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve, kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ambientit, thuhet në njoftimin për medie./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing