Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ekzekutohen pagat në sektorin publik, Murati: Festoni me produkte vendore

Vendi  |  29.12.2023 Ora 8:02   

Ministria e Financave ka njoftuar se ka ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik. Në një shkrim në Facebook, ministri Hekuran Murati ka bërë thirrje që të festohet me produkte vendore.

“Festoni me produkte vendore! Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Duke llogaritur edhe shtesat prej 100 eurosh për fëmijët e pensionistët, Murati ka thënë se vetëm këtë javë janë bërë 140 milionë euro pagesa.

Ai ka thënë se blerja e produkteve vendore do të ndikonte në forcim të ekonomisë e rritje të punësimit.

“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani. Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing