Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KMDLNJ pro hapjes së rrugës “Xhorxh Bush”

Vendi  |  09.01.2024 Ora 8:26   

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka mbështetur hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Sipas KMDLNJ-së mbyllja e rrugës për t’u kthyer në shesh nuk paraqet ndonjë zgjidhje, por vetëm vazhdohet kaosi i trafikut urban. Po ashtu është thënë se rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës “i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera”.

Më 14 janar është paralajmëruar një protestë në Prishtinë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”.

“Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment është ndotja më e madhe e ajrit, për shkak të fluksit të veturave dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyll doli të jetë më e ndotura. KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit. Për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban. Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera. KMDLNj përkrah protestën e qytetarëve për hapje të rrugës ‘Xhorxh Bush’ dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera. Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing