Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KMDLNJ-ja u rekomandon qytetarëve ta padisin KESCO-n, ZRRE-n dhe KEDS-in

Vendi  |  10.01.2024 Ora 7:57   

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) u ka rekomanduar qytetarëve që ta padisin KESCO-n, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe KEDS-in për shkak të faturave të larta për energjinë elektrike.

Në muajin dhjetor, dhjetëra qytetarë janë ankuar se faturat e rrymës kanë pësuar rritje enorme. Megjithatë, kompanitë përgjegjëse kanë thënë se çmimi i rrymës nuk është rritur.

KMLDNJ-ja ka udhëzuar qytetarët që të paguajnë faturat vetëm të muajit paraprak.

“Muajin e kaluar faturat për rrymën e pa-shpenzuar ishin të kripura; deri 400 përqind më të larta se të muajit paraprak. KMDLNj-ë ka rekomanduar qytetarët e Kosovës të ankohen dhe të paguajnë vetëm shumën e muajit paraprak. Para sporteleve të KEDS janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve që po ankohen për këto fatura jonormale dhe pritjet janë disa orëshe”, thuhet në reagimin e tyre.

KMDLNJ-ja ka akuzuar ZRRE-në se është vënë në anën e “operatorit keqbërës”.

“Reagimet e KEDS, KES/CO janë reagime të hajdutëve të zënë në vepër ndërsa reagimi i Qeverisë së Kosovës është oportunist dhe i pamoralshëm. ZRrE do të duhej ta kryente mandatin e rregullatorit e jo të vihet në anën e operatorit keqbërës që keqpërdorë buxhetin e qytetarëve të Kosovës në baza etnike dhe politike, që nga përfundimi i luftës e deri më sot. Për këtë kemi një vendim të Gjykatës kompetente që ka urdhëruar zhdëmtimin e konsumatorëve për mjetet që janë siguruar përmes fryerjeve të faturave me qëllim të shlyerjes së borxheve për serbët dhe të tjerët mnë veri të Kosovës”, vijon reagimi.

KMDLNJ-ja u ka rekomanduar qytetarëve që të këmbëngulin derisa sa t’u kthehen mjetet për të cilat pretendojnë se janë dëmtuar.

“KMDLNj rekomandon qytetarët e Kosovës të këmbëngulin në realizimit e të drejtave të tyre që t’u kthehen mjetet për aq kohë sa janë dëmtuar duke kërkuar edhe përgjegjësi ligjore për ata që e kanë planifikuar, e kanë lejuar dhe e kanë zbatuar këtë keqpërdorim. Adresa e përgjegjësisë është ZRrE. Qytetarët duhet të kërkojnë rishikimin e faturave të fundit duke mos u mjaftuar vetëm me kundërshtim verbal. Qytetarët duhet të organizohen në mbrojtje të drejtave të tyre duke protestuar deri në realizim të këtyre të drejtave dhe të kërkojnë përgjegjësi për shpërdoruesit”.

Sipas KMLDNJ-së, ky mbifaturim i muajit të fundit nuk duhet të tolerohet dhe të kalojë pa përgjigje.

“Për shkak të përsëritjes të keqpërdorimeve qytetarët duhet të kërkojnë shkëputjen e kontratës me KEDS ashtu si ka ndodhur në vende të tjera ku qeveritë kanë mbrojtur interesin e qytetarëve përkatësisht të konsumatorëve. Ky mbifaturim i muajit të fundit nuk duhet të tolerohet dhe të kalojë pa një përgjigje të vendosur të qytetarëve aq më parë që Kosova është i vetmi vend në rajon por edhe më gjerë ku faturimi i rrymës nuk bëhet në bazë të asaj se sa keni shpenzuar por se cilit komunitet etnik i takoni ku shqiptarët, si shumicë absolute, diskriminohen në mënyrë dhe përmasa absolute. E për çfarë të drejta kushtetuese dhe barazi para ligjit mund të flasim?!”, përfundon reagimi i tyre./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing