Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Para protestës, Rama do të prezantojë projektin për sheshin `Xhorxh Bush`

Vendi  |  11.01.2024 Ora 7:45   

Hapja ose mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, apo shndërrimi i saj në shesh si zgjatje e atij  “Zahir Pajaziti”, ka nxitur debat mes qytetarëve. Ka thirrje edhe për protesta, për ta liruar për qarkullim këtë hapësirë, por komuna duket e vendosur për projektin e saj, të cilin do ta prezantoj në fundjavë.

Disa qytetarë të pakënaqur me mbylljen e sheshit “Xhorxh Bush”, kanë bërë thirrje për të protestuar të dielën, për hapje të kësaj zone për qarkullim me automjete.

Iniciuesit e thirrjes së protestës, që është bërë kryesisht në rrjetet sociale, nuk janë identifikuar ende, por qytetarët kanë mendime të ndryshme për të ardhmen e këtij sheshi.

Ditë më parë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi ka shkruar për idenë për sheshin “Xhorxh Bush”.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është përgatitur projekti për transformimin e këtij sheshi, i cili do të prezantohet të shtunën nga kryetari, Përparim Rama.

Sipas komunarëve, sheshi do të shndërrohet në hapësirë urbane që reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, me shumë gjelbërim e ajër të pastër./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing