Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

New York Times sugjeron vizita në Alpet e Shqipërisë gjatë 2024

Bota  |  11.01.2024 Ora 7:47   

Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të lakuara në botë përsa i përket atraksioneve turistike.

E përditshmja New York Times sugjeron si pjese të listës se bashku me 52 vende që duhen vizituar për këtë vit Alpet e Shqipërisë.

Ato konsiderohen vende magjike të përshtatshme për alpinizëm apo për ski.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina, gryka dhe qafa malesh te pasur me bimësi  Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Një potencial tjetër i çmuar i tyre  është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe banorëve të zonës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama kujton se për vitin 2023 ishte Lumi i Vjosës sugjerim i NYT, ndërsa tani propozohet një tjetër Park Kombëtar – Alpet e Veriut, me Thethin e Valbonën, si zgjedhja perfekte për të apasionuarit pas natyrës që duan të përjetojnë eksperienca unike të mikpritjes shqiptare.

Ndërsa ambasada amerikane në Tiranë shkruan në rrjetet sociale: “Jemi të lumtur të shohim peizazhet mahnitëse të Shqipërisë të marrin njohjen që meritojnë! Alpet e Shqipërisë janë pjesë e listës së The New York Times me 52 vendet që duhen vizituar gjatë vitit 2024. Duam të mësojmë më shumë për destinacionet tuaja të preferuara në Shqipëri – ndani me ne vendet tuaja të preferuara që duhet të vizitojmë!”./RTSH

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing