Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Diskutimet në platformat sociale të komunikimit, nxitëse të dhunës

Teknologji  |  15.01.2024 Ora 8:07   

Në Shqipëri gjuha e urrejtjes po përdoret gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale. Në diskutimet apo komentet që shoqërojnë lajme të ndryshme në platformat sociale të komunikimit, gjuha e urrejtjes është ashpërsuar shumë duke nxitur dhunën dhe vrasjet.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, gjuha e urrejtjes nuk ndodh vetëm on line por edhe në mediat tradicionale, ankesa për të cilat vijnë vazhdimisht në këtë institucion.

“E shohim të përdorshme në shumë ambjente publike, qoftë media online apo ajo tradicionale, qoftë përfaqësues të medias, shtetit, politikës, parlamentit, qoftë nga personazhe të ndryshëm përfshi edhe artistë kështu që e shohim që është një fenomen i përhapur dhe normalisht merremi dhe trajtojmë ankesa konkrete duke i hetuar ato dhe duke dalë me vendime”, shprehet Gajda .

Sado e vështirë, zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi përdor të gjithë mekanizmat për të zbutur sado pak këtë fenomen aty ku mund të kontrollohet.

“Raste pozitive kur ndonjë i ftuar ka përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe ka qenë vetë moderatori që ka tërhequr vëmendjen dhe ka dënuar përdorimin e shprehjeve. Kjo mendoj se ka qenë një nga mënyrat më efikase për ta adresuar, por patjetër mbetet gjithmonë aspekti edukativ në shkolla, media ku gjëja që ftohen njerëzit është të shmangin shprehje jo të përshtatshme” shtoi ai.

Nxitja e urrejtjes, fyerja dhe kanosja me motive të racizmit, etnisë, fesë apo kombësisë dhe ksenofobisë nepërmjet sistemit kompjuterik konsiderohen vepra penale.

Por zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sugjeron se në Kodin e ri Penal nevojiten dispozita më të qarta që adresojnë gjuhën e urrejtjes me mjetet dixhitale, duke marrë në konsideratë zhvillimet teknologjike./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing