Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dje Sirinë dhe Irakun, sot iranianët kryen sulm me dronë dhe raketa mbi Pakistanin

Bota  |  17.01.2024 Ora 9:50   
 
Pakistani dënoi ashpër sulmin ajror iranian brenda kufijve të saj. Në sulm u vranë edhe dy fëmijë. Pakistani e quajti atë një “shkelje të paprovokuar të hapësirës së tyre ajrore” dhe njoftoi hakmarrje, raporton CNN.

Irani tha se përdori “raketa precize dhe dronë” për të shkatërruar dy bastione të grupit militant sunit Jaish al-Adl, i njohur në Iran si Jaish al-Dulm në provincën jugperëndimore të Pakistanit, Balochistan, raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Sulmi erdhi pasi Irani lansoi ​​raketa në veri të Irakut dhe Siri të hënën. Është përshkallëzimi i fundit i armiqësive në Lindjen e Mesme, ku lufta e Izraelit në Gaza kërcënon të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë të pafajshëm u vranë në sulmin në territorin e tyre, dhe paralajmëruan Iranin për pasoja të rënda.

“Është edhe më shqetësuese që kjo ka ndodhur pavarësisht ekzistencës së disa kanaleve të komunikimit midis Pakistanit dhe Iranit”, tha ministria.

Pas sulmit, Pakistani i armatosur me armë bërthamore ia dërgoi një notë proteste një zyrtar të lartë në ministrinë e Jashtme të Iranit në Teheran, dhe tha se përgjegjësia për pasojat do të bie mbi vetë Iranin.

Grupi militant Jaish al-Adl tha mbrëmë vonë se Garda Revolucionare e Iranit përdori gjashtë dronë sulmues dhe një breshëri raketash, për të shkatërruar dy shtëpi ku jetonin gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të tyre.

Vajzat e moshës tetë dhe 12 vjeç u vranë dhe të paktën katër persona u plagosën. Objektivi i sulmit ishte edhe një xhami pranë shtëpive të sulmuara.

Jaish al-Adl ose Ushtria e Drejtësisë, është një grup militant separatist që operon në të dy anët e kufirit dhe ka marrë më parë përgjegjësinë për sulmet ndaj objektivave iraniane. Qëllimi i tyre është pavarësia e provincës Sistan dhe Baluchistan të Iranit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing