Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Performanca ime e Super Bowl duhet të jetë perfekte, thotë Usher

Muzikë  |  18.01.2024 Ora 9:57   
Ylli 45-vjeçar do të performojë në Super Bowl Halftime Show në Allegiant Stadium në Las Vegas më 11 shkurt dhe Usher është i vendosur të japë një performancë të paharrueshme për fansat e tij.

Ylli i top-listave tha për Vogue: "Duhet të jetë perfekt. Unë e bëj këtë për 30 vjet. Unë dua që njerëzit që kanë qenë pjesë e atij udhëtimi të ndihen sikur është një festë për të gjithë, për të gjithë ne. Që nga fillimi e deri më tani”.

Ndërkohë, Usher së fundmi falënderoi Rihanna-n për mbështetjen e saj përpara performancës së tij në Super Bowl.
Këngëtari po ndjek hapat e Rihanna-s duke performuar Halftime Show dhe falënderoi atë për mbështetjen e saj.

Në përgjigje të një video-mesazhi nga themeluesja e Fenty, Usher shkroi në X: "Real recognize real Thank U Queen @rihanna (sic)"
Në video, Rihanna e përshëndeti Usher si një "legjendë".
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing