Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Çka ju ndihmon që ta kaloni ftohjen në kushte shtëpie?

Shëndeti  |  19.01.2024 Ora 8:15   

Gjatë stinës së dimrit shumë njerëz përballen me simptoma të ftohjes dhe gripit.

Nëse jeni ftohur atëherë ka disa mënyra për ta kaluar më lehtë këtë gjendje duke filluar nga gargaroni me ujë të kripur, i cili sipas ekspertëve ndihmon në pastrimin nga çdo virusi ose bakterie që mund të ketë goditur fytin tuaj.

Përdorimi i një spreji të hundës gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e çdo mbingarkese që mund të jetë krijuar, duke ju ndihmuar të heqni qafe atë ndjenjë jo të mirë.

Një ndër mënyrat më të mira për të lehtësuar ftohjen është të pushoni dhe të shëroheni dhe kjo mmund të nënkuptojë qëndrimin brenda ose thjesht duke u siguruar që të flini mjaftueshëm.

Qëndrimi i hidratuar është edhe më i rëndësishëm nëse jeni ftohur, pra duhet të shmangni dehidratimin dhe të pini shumë ujë, ndërsa nëse dëshironi të keni një rritje të vitaminës, provoni të keni një gotë të vogël me lëng portokalli të freskët.

Edhe qëndrimi i ngrohtë dhe komod është një mënyrë e shkëlqyeshme për të trajtuar një ftohje, prandaj duhet të siguroheni që të vishni një pallto nëse dilni jashtë dhe brenda gjithmonë të keni një batanije./kk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing