Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Ushqimet që ju ndihmojnë të flini më mirë

Shëndeti  |  19.01.2024 Ora 8:16   

Janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni pagjumësinë, duke filluar kështu nga qumështi i ngrohtë.

Qumështi ka triptofan që përmban melatonin dhe serotonin, të dyja këto që ndihmojnë në gjumë të qetë. Prania e serotoninës ndihmon në qetësimin e trurit, i cili nga ana tjetër ndihmon në stabilizimin dhe rregullimin e humorit tuaj, andaj e gjithë kjo shton një rutinë të mirë gjumi.

Çaji i kamomilit gjithashtu ka veti shëruese dhe qetësuese që ndihmojnë në gjumë më të mirë.

Së bashku me këtë, çaji i kamomilit ka një efekt pozitiv në modelin e gjumit pasi ka përbërjen antioksiduese apigenin.

Qershitë janë shumë të mira për gjumë, sepse kanë praninë e melatoninës, një hormon që çlirohet gjatë natës nga gjëndra pineale..

Mjalta mund të shtohet në dietën e natës vonë për një gjumë të mirë. Me praninë e sheqerit natyral, mjalti rrit nivelet e insulinës./klankosova/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing