Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Parlamenti Studentor me aksion simbolik para Rektoratit, ankohet për kushte e studentëve

Vendi  |  23.01.2024 Ora 11:30   

Parlamenti Studentor ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar nga Rektorati që t’iu përgjigjen kërkesave të tyre për kushte më të mira për studentët.

Përfaqësuesi i Parlamenti Studentor, Qlirim Hoti, tha se me këtë aksion simbolik po shprehin pakënaqësitë për fakultetet, duke filluar me gjendjen e bibliotekave.

“Ky aksion ka të bëjë me pakënaqësitë tona rreth përgjigjeve të rektoratit ndaj ankesave tona. Nisur nga gjendja jo e mirë e bibliotekave nëpër fakultete të ndryshme, me theks të veçantë atë të Mjekësisë ku u tha se nuk janë në gjendje të duhur për të mësuar aty”.

“Dyshimet në konkurse për parregullsi, e problemet tjera, në këtë vit me liberalizimin e vizave shtojnë rrezikun që të ketë me pak studentë”, tha ai.

“Në bujqësi studentët janë ne kushte jo të mira, pasi detyrohen vazhdimisht të lëvizin nëpër salla të ndryshme, po ashtu edhe pranimi i një asistenti i cili është i vitit 1987, i kalon kriteret për poziten e asistentit, e që i bjen që ka shkelur nenet e statusit të UP-së, e po ashtu në fakultetin e Ekonomikut kanë emëruar një jurist, çka mund të thuhet më shumë”, shtoi Hoti./ Gazetaexpress 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing