Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, të cilin e ka njoftuar se të gjitha shërbimet dot të jepen falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së vendit.

Sadiku tha se Kuvendi i Komunës ka marrë vendim që nga 1 shkurti  për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të jepen falas të gjitha shërbimet mjekësore nëpër Qendra të Mjekësisë në kryeqytet.

Ndërsa Hoxha e ka falënderuar për këtë mundësi që po ofrohet për Policinë.

“Uroj të kemi pjesëtarët e Policisë të shëndoshë e të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe mos të kenë nevojë. Sigurisht atëherë kur është nevoja do shfrytëzohet kjo mundësi”, tha Hoxha./rtk/