Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot nis gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor

Vendi  |  24.01.2024 Ora 7:57   

Sot shënohet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2023/24 në të gjitha shkollat e vendit, me përgatitjet e nevojshme të kryera nga drejtuesit e shkollave.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, ka konfirmuar se nëpër komuna nuk ka informacione për ndërprerje të procesit mësimor, përkundër kushteve të vështira klimatike në disa visete rurale.

Në lidhje me paralajmërimin e ministres së Arsimit, Arberie Nagvci, për testimin e mësimdhënësve nga muaji qershor, Sindikata e Arsimit ka rikonfirmuar që ata janë kundër kësaj praktike.

Nënkryetarja Shala ka argumentuar se testimi i mësimdhënësve është një nënçmim dhe degradim për ta, duke theksuar se ata janë të kualifikuar dhe kanë kaluar teste të tjera për njohuritë e tyre.

Ministria e Arsimit ka shprehur që synon nisjen e provimit për licencë të avancuar për mësimdhënës, duke përfshirë testimin e tyre në këtë proces.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing