Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kërkohen varreza për kafshë në Prishtinë

Vendi  |  25.01.2024 Ora 7:50   

Psikologu Visar Sadiku ka propozuar që të realizohet një peticion për të vendosur për varrezat e kafshëve në Prishtinë.

Ai këtë propozim e ka bërë në grupin “Macet e Kosovës” në Facebook.

“Duke e pasuar parasysh se macet tona dhe kafshët në përgjithësi, janë anëtarët e familjeve tona, dhe ne e dimë që ato nuk do të jenë me ne përgjithmonë, a nuk është e duhur që të realizojmë një peticion për Komunën e Prishtinës, për të vendosur për ‘varrezat e kafshëve’”, ka shkruar Sadiku në këtë grup.

Sipas tij të gjitha shtetet e Evropës kanë varreza të kafshëve.

“Unë nuk mendoj se është e duhur për një mase më të cilën ke kaluar shumë kohë, i ke dhënë e të ka dhënë shumë dashuri, të përfundojë në një gropë e të harrohet që ka ekzistuar ndonjëherë ... Të gjitha shtetet e Evropës kanë varreza për kafshët”, ka shkruar Sadiku.

Në një përgjigje për KOHËN ai ka thënë se për shkak të lidhjeve që krijojnë njerëzit me kafshët e tyre, duhet të ket edhe vend për t’i varrosur ato pasi që të ngordhin.

“Mendoj se duhet me pas varreza për kafshët sepse ndër lidhjet më të sinqerta që zhvillojmë dhe mirëmbajmë në jetë janë lidhjet me kafshët tona. Ato integrohen brenda familjes dhe e gëzojnë pozitën e tyre brenda familjes. Duke pas parasysh që kafshët janë edhe të mbrojtura me ligj, është e drejtë edhe pjesë e kulturës të kenë varrezat e tyre”, ka deklaruar Sadiku.

Sipas tij pronaret aktualë të kafshëve, në mungese të një varreze për kafshët, kryesisht i varrosin kafshët në oborret e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing