Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nënshkruhet marrëveshja milionëshe për sistemin e banimit social

Vendi  |  26.01.2024 Ora 7:49   

MFPT dhe CEB nënshkruan marrëveshje me vlerë 25 milionë euro me synim banimin e përballueshëm për familjet e cenueshme në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Carlo Monticelli nënshkruan sot marrëveshje me vlerë 25 milionë euro për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social. Projekti në fjalë ka fokus të veçantë familjet e cenueshme të shoqërisë të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi.

“Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cenueshme”.

Ndërsa, Guvernatori Monticelli deklaroi se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.

Të dyja palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurt./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing