Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Adele paralajmëron mbajtjen e disa koncerteve në Evropë

Muzikë  |  01.02.2024 Ora 10:32   
Këngëtarja me fame botërore, me origjine britanike, Adele, ka paralajmëruar se do t’i mbajë disa koncerte në Evropë raporton “CNN”.
Koncertet pritet të mbahen në Munich të Gjermanisë përgjatë verës që vjen.

Lajmin se do të këndojë në Evropë, ylli e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram.

“Isha tepër kurioze të dija se si do të shkonte puna në mënyrë që të bëja disa koncerte në Evropë, pastaj mu ofrua mundësia që të krijohet një hapësirë si një lloj stadiumi në Munich të Gjermanisë, diçka e zakonshme por e mrekullueshme” ka thënë Adele.

Ajo ka përmendur disa detaje në lidhje me datat e koncerteve të cilat fillojnë më 2,3,9 dhe 10 gusht, pa lënë anash faktin se Kampionati Evropian i Futbollit 2024 do të mbahet po ashtu në Gjermani dhe lojërat Olimpike 2024 do të mbahen në Paris të Francës.

“Nuk kam kënduar në Evropë që nga viti 2016! Nuk do të mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta kaluar verën në këtë fazë të bukur të jetës time si dhe karrierës, me koncerte pranë shtëpisë përgjatë një vere kaq të mirë. Guten Tag zemra x”, ka përfunduar këngëtarja.

Adele në fund të vitit të kaluar ka performuar në disa koncerte radhazi në Las Vegas, të cilat ishin paraparë të mbahen gjatë janarit të vitit 2022, po këngëtarja pati thënë se ishte i pamundur organizimi i show-ve në atë kohë për shkak të Covidit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing