Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë sot hyjnë në grevë

Vendi  |  05.02.2024 Ora 8:04   

Punëtorët teknik të shumë shkollave në Prishtinë, sot do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Kështu ka njoftuar ditë më parë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privatë, Jusuf Azemi.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta”, ka treguar Azemi.

Ai ka bërë të ditur se në rast që greva e tyre nuk do të ketë sukses, punëtorët teknik nuk do të kthehen në punë me këto paga që i kanë aktualisht.

“Këta punëtor kanë marr vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjejë punëtor tjerë sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga, vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime”, ka shkruar Azemi. /Telegrafi/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing