Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Promovohet monografia për kancerin e gjirit, bëhet thirrje për kontrolle të shpeshta

Vendi  |  06.02.2024 Ora 7:48   

Promovimi i monografisë së parë për kancerin e gjirit, të hënën mblodhi të mbijetuar e udhëheqës të institucioneve shëndetësore në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Në përurim u bë thirrje për kontrolle të shpeshta dhe u tha se duhet ende punë në vetëdijesim.

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, të hënën është promovuar monografia për kancerin e gjirit nga Shoqata e Onkologëve dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”.

Nafije Latifi, drejtoreshë e kësaj qendre dhe e mbijetuar e kancerit të gjirit, ka folur për përvojën dhe sfidat me të cilat është përballur para 20 vjetësh.

“Rrëfimi im për kancerin e gjirit, për këtë sfidë të rëndë që ma ndryshoj jetën, filloj para gati 20 vjetësh. Ishte rrëfim publik, i pa dëgjuar ose i rrallë për kohën, sepse tema ishte tabu edhe pse me të përballej një numër i madh grash. Ishte rrëfim me qëllim vetëdijesimi dhe informimi për sëmundjen dhe nevojën për kontroll e zbulim të hershëm”, ka thënë Latifi.

E kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha-Kollqaku, është shprehur se numri i të mbijetuarve nga kjo sëmundje po rritet. Ajo ka bërë thirrje për kontrolle më të shpeshta.

“Unë sot ju drejtohem si politikane, si mjeke dhe si e mbijetuar e kancerit të gjirit. Sot ka fatmirësisht shumë të mbijetuar. Ne po ecim shumë më mirë si Kosovë me trajtim sepse kemi shumë më shumë profesionist shëndetësor dhe shteti po e bën të veten duke e zgjeruar listën esenciale, duke ndarë më shumë mjete për medikamente”, ka thënë Mulhaxha-Kollqaku.

Dita Botërore e kancerit të gjirit ishte të dielën.

Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi, ka theksuar rëndësinë e informimit dhe rritjes së vetëdijes për këtë sëmundje.

Në vitin 2023, numri i të prekurve me kancer të gjirit ishte 10 për qind më i madh se më 2022./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing