Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rikthehet Borderless në Tokyo

Bota  |  07.02.2024 Ora 8:10   

Kur kolektivi artistik teamLab hapi sallën e tyre kryesore në Tokyo, teamLab Borderless, në 2018, synimi ishte të ndryshonte mënyrën tonë për të kuptuar artin modern.

Sukseesi komercial i Borderless para se të mbyllej në 2022 ishte i dukshëm, me 2.3 milion vizitorë në vitin e parë, duke e bërë atë muzeun më të vizituar në botë për një artist, grup, ose kolektiv në atë kohë.

Rikthimi i Borderless këtë javë në Tokyo është shoqëruar me shumë entuziazëm, me një ndërtesë të re në zonën e Azabudai. Vizitorët mund të presin grafika projeksioni, shfaqje dritash dhe vepra të ndërlidhura që reagojnë me shikuesin.

Teknologjia dixhitale është shfrytëzuar si një mjet për shprehjen artistike, ndërsa përqëndrimi bëhet mbi temat e kohës dhe natyrën, dhe lidhjen midis artit dhe botës fizike.

Ecja rreth Borderless është si "shinrin-yoku", arti japonez i larjes së pyjeve, ku trupi reagon në mënyrë subkonsiente ndaj ambientit dhe shprehjes artistike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing