Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjatë 2023-ës sporti përfitoi 25 milionë euro

Vendi  |  14.02.2024 Ora 8:18   

Gjatë vitit 2023, sporti është mbështetur me 25 milionë euro, 10 milionë prej të cilave ishin si mbështetje direkte nga ana e MKRS-së dhe 15 të tjera nga Ligji i Sponsorizimit. Kështu tha zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, raporton Ekonomia Online.

Në Tryezën e Sportit, e cila po organizohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, Osmani tha se gjatë vitit të kaluar, sporti ka marrë mbështetjen më të madhe sportive ndër vite.

Osmani tha se kjo Tryezë ka për qëllim hartimin e infrastrukturës ligjore për hapat e mëtejshëm në zhvillimin e sportit, me theks të veçantë tek përgatitjet për Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

“Vitin 2023 e përmbyllëm e mbi 25 milionë euro mbështetje direkte për aktivitetet sportive në vend, 10 milionë mbështetje direkte nga Ministria e Sporti dhe 15 milionë të tjera nga Ligji i Sponzorizimit. Kjo është mbështetja më e madhe të cilën e ka marr sporti vendor ndër vite e të cilën këtë vit po synojmë ta rrisim edhe më shumë”, tha Osmani.

Ndërkaq Presidenti i Komunitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se edicioni i pestë i Tryezës ka shërbyer për shkëmbim idesh e përvojash si mundësi ideale për të quar përpara KOK-un.

“Mendimi i secilit paraqet vlerë andaj sot do të kemi shembull se si shoqëria e zhvilluar në botë e ka përdorur tryezën e tillë si platformë serioze. Njëjtë mendojmë se edhe në shoqërinë tonë do ketë një ndikim të tillë. Sot më shume se kurrë në një vit aspak të lehtë mozaiku i mendimeve të secilit prej jush është vlerë që na ndihmon, sot do diskutojmë tema me shumë rëndësi. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt sportit megjithatë është më se e domosdoshme të kalohet në infrastrukturat ligjore”, tha Krasniqi.

I pranishëm ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli. Ai tha se ne vite të tëra ka punuar drejt përmirësimit të sportit në Shqipëri.

“Nëse  ju keni përparësi në xhudo, trajnerët tuaj mund të stërvisin sportistët tanë, fal bashkëpunimit ne përfitojmë shumë, po lobojmë për të ndërtuar qendrën olimpike prej më të mëdhajave, por sukseset s’mund t’i mbajmë vetëm për vete, dua të jeni pjesë të saj. Në vjeshtën e parë te këtij viti duam të sjellim sportistë në Tiranë, me një mikpritje shqiptare”, u shpreh ai./EO/

 



 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing