Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arkivi Komunal i Prishtinës me Ekspozitën "Perspektiva Prishtinase: 16 vjet pavarësi përmes objektivit të qytetarëve të saj"

Vendi  |  16.02.2024 Ora 8:02   
Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Arkivi Komunal i Prishtinës me kënaqësi prezanton Ekspozitën e tij të re, "Perspektiva Prishtinase: 16 vjet pavarësi përmes objektivit të qytetarëve të saj".

Kjo është një përpjekje për të kapur emocionet dhe momentet më të rëndësishme të këtyre 16 viteve të jetës së pavarur të Kosovës, përmes fotografive që perfshijne esencen e krenarise kolektive, dhe pasurise kulturore.

Ekspozita do të ofrojë një udhëtim të thellë në historinë dhe kulturën e Prishtinës, duke treguar çdo detaj dhe çdo emocion të përjetuar nga banorët e saj në këto vite.

Fotografitë e përfshira do të shfaqin momente të ndryshme, nga festimet e Ditës së Pavarësisë në Prishtinë deri te momentet të ndryshme të jetës së përditshme në qytet.
Hapja e Ekspozitës do të mbahet në Arkivin Komunal të Prishtinës më datën 16 shkurt 2024, në ora 14:30. Të gjithë jeni të ftuar të bashkoheni në këtë ngjarje të rëndësishme për të festuar këtë moment të madh për komunitetin tonë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing