Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

267 nxënës u larguan nga vendi në gjysmëvjetorin e parë

Vendi  |  21.02.2024 Ora 7:56   

267 është numri i nxënësve, të cilët gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023-2024 janë çregjistruar nga shkollat në nivel vendi dhe janë zhvendosur nga Kosova, kanë treguar të dhënat e Ministrisë së Arsimit.

Vetëm në shkollën fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, janë 75 nxënës që kanë bërë çregjistrimin nga ky institucion arsimor për t’u shpërngulur në shtetet perëndimore.

Ismet Gashi, drejtor kësaj shkolle, ka thënë se krahas tyre ka edhe nxënës të tjerë që janë duke u përgatitur për ta braktisur vendlindjen.

“Vetëm sot më janë lajmëruar tre veta që deri të premten do të marrin rrugën për në Finlandë dhe jemi në proces të rregullimit të dokumenteve. Fatkeqësisht, po na duhet ta bëjmë këtë, t’i rregullojmë dokumentet për këta nxënës, që ne punojmë dhe i përgatisim e pastaj po na merr Perëndimi”, ka thënë Gashi.

Njëri nga nxënësit, i cili së bashku me familjen, është në pritje të dokumentacionit për t’u shpërngulur në Belgjikë, ka thënë se beson që në vendbanimin e ri do të ketë më shumë mundësi për të treguar talentin e tij.

“Po më streson pak. Ende familja nuk më ka treguar se kur do të shkojmë, jemi duke i pritur disa dokumente”, ka treguar ai, tek ka kërkuar që të mos i bëhet i ditur emri.. “Pak po më streson se do të mungojë shoqëria, do të më mungojë gjuha dhe të gjitha të tjerat. Do ta kem mundësinë që të merrem me sporte që më pëlqejnë, e edhe të arrij diçka në jetë për kushte më të mira”, ka shtuar ai.

Drejtori Gashi ka thënë se mes arsyeve kryesore që prindërit kanë dhënë për braktisjen e vendit është pakënaqësia me kushtet socio-ekonomike.

“Kryesisht është çështja e punësimit, por edhe të kushteve ekonomike me të cilat ballafaqohen, me vështirësitë e jetës që po ballafaqohen. Por edhe se çështja e perspektives, të cilët ata mendojnë se fëmijët e tyre në Kosovën tonë u mungon, e prandaj kërkojnë një të ardhme të tjetër në Perëndim”, ka thënë ai.

Kjo nuk është shkolla e vetme që së fundi po përballet me çregjistrim të nxënësve. Në “Ismail Qemali”, shkolla me numrin më të madh të nxënësve në Prishtinë, janë dërguar tri kërkesa për çregjistrim që nga muaji janar.

Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës, ka treguar se arsyeja e kryesore për largimin e nxënësve është bashkimi familjar.

“Dy-tri raste i kemi pasur që kanë shkuar jashtë shtetit për arsye të bashkimit familjarë. Pra, prindin e kanë pasur jashtë dhe për t’u bashkuar familja në shtetin ku jeton babai i tyre”, ka thënë ajo.

Në Ministrinë e Arsimit kanë bërë të ditur se gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit paraprak shkollor nga sistemi arsimor janë larguar gjithsej 388 nxënës./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing