Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Partnerja e Kanye West, Bianca Censori për shkak të veshjes rrezikon të burgoset

Muzikë  |  29.02.2024 Ora 18:44   
Partnerja e Kanye West, Bianca Censori mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 euro pasi theu ligjin e ekzibicionitizmit (shfaqja në publik duke ekspozuar pjesët intime) në Paris.

Të martën, arkitektja 29-vjeçare, veshi veshjen e saj më ekstravagante deri më sot në publik, teksa kishte veshur një palë geta të padukshme, pa të brendshme.

Kjo veshje mund t’i shkaktojë telashe Biancës me zyrtarët francezë.

Neni 222-32 i kodit të ri penal përcakton: “Shfaqja e qëllimshme seksuale në sy të të tjerëve në një vend të aksesueshëm për vështrimin publik dënohet me një vit burg dhe një gjobë prej njëqind mijë frangash.

Kjo nuk është hera e parë që Bianca rrezikon një përplasje me ligjin për shkak të veprimeve të saj, jo të zakonta.

Vitin e kaluar, Bianca rrezikoi një gjobë prej 10,000 eurosh dhe burgim gjatë udhëtimit të çiftit në Itali, ku ajo kishte shëtitur ‘praktikisht e zhveshur’ në kombin evropian.
 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing