Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

QMF-të në Prishtinë nga nesër pa shërbime higjienike

Vendi  |  05.03.2024 Ora 12:49   
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga nesër (e martë) Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të mbesin pa shërbime higjienike.

Sipas tij, kompanisë aktuale për këto shërbime i skadon kontrata të hënën, ndërsa Komuna e Prishtinës nuk ka bërë zgjidhje për pagesën e punëtorëve teknikë.

Ai u ka bërë thirrje këtyre punëtorëve që të mos kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontrata e re.

“Kontrata ka qenë në fuqi për tri vjet. Këta (v.j. kompania) nuk e kanë dhënë hapin me tender. Ne disa herë kemi punuar me muaj të tërë pa kontrata dhe pa u paguar, hiç më pak se para 2-3 muajve, Komuna e Prishtinës na ka lënë 10 ditë pa kontrata dhe nuk ka paguar asnjë cent, punëtorët kanë punuar, kompania i ka paguar pesë ditë dhe pesë ditë të tjera nuk janë paguar. Ne pa kontrata nuk kemi nevojë të punojmë sepse edhe nuk na paguhet për atë kam bërë ftesë që punëtorët nesër mos ta kryejnë asnjë shërbim.

Komuna nuk po përgjigjet duke u thirrur në atë se nuk kemi pasur me kë të lidhim kontratë. Nesër QMF-të mbesin pa punëtorë deri në momentin kur të nënshkruhet një kontratë e re, kushdo qoftë”, ka thënë ai për KOHËN.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing