Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kris Jenner dhe vajzat e saj nuk e kanë në plan të martohen

Të Tjera  |  05.03.2024 Ora 13:51   
Ylli i mirënjohur televiziv, Kris Jenner, ka thënë se ajo dhe vajzat e saj Kim dhe Kendall ende nuk planifikojnë të martohet sërish, edhe pse të tria janë në lidhje.

Kris është në lidhje me yllin Corey Gamble, Kim së fundmi është lidhur me Odell Beckham Jr kurse Kendall pas ndarjes me Bad Bunny, ka rregulluar marrëdhëniet me ish-partnerin e saj, yllin e NBA, Devin Booker.

“Të gjitha ne vetëm po kënaqemi, por ende nuk kemi bërë plane për martesë”, ka thënë nëna e motrave Kardashian për People.
Këto komente të Kris vijnë pasi ajo kishte thënë më parë se nuk po i duket e nevojshme të shkojë prapë në altar, pasi një herë ka bërë dasmë të madhe.

“Nuk them kurrë, kurrë, por shpesh them se nuk është diçka që mendoj ta bëjë duke u bazuar në të kaluarën time. Jam në një lidhje shumë të mira tani, jam e lumtur dhe nuk dua ta prishë”, pati thënë Kriss në podcastin “Divorce Sucks with Laura Wasser”.
Kris ka thënë se i dashur i saj Corey, biznesmen e menaxheri i personaliteteve të famshme, është një njeri i mrekullueshëm dhe e mbështetë atë në çdo gjë.

“Ai ka njohuri rreth shumë çështjeve në të cilat punoj dhe më ndihmon të mendoj rreth vendimeve që duhet të marr. Më pëlqen se si i shkon gjërat”, ka thënë Kris për Coreyn.

Kris Jenner, është nëna e motrave të famshme, Kim, Khole e Korney dhe djalit Robert, të cilët i ka me ish-burrin e saj, avokatin e ndjerë Robert Kardashian. Nga viti 1991 deri në 2015 ajo ka qene e martuar me atletin fitues të medaljeve të arta, Bruce Jenner, dhe bashkë kanë dy vajza, Kendall dhe Kylie Jenner. Bruce pastaj e ka ndërruar gjininë dhe ka zgjedhur të quhet Caitlyn Jenner.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing