Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkurt 2024, muaji më i ngrohtë në histori

Të Tjera  |  06.03.2024 Ora 17:52   
Rekorde pas rekordesh po thyejnë temperaturat në gjithë globin. Shkurti i këtij viti duket se ishte më i ngrohti se të gjithë muajt Shkurt të viteve pararendës.

Të këtij mendimi janë ekspertët e meteorologjisë në shumë vende të Europës, si në Greqi, Itali e Francë, e më tej në Zvicër e Britani të Madhe, ku pritet të publikohen së shpejti rezultatet e analizave për ngrohjen globale, e ku megjithatë temperaturat për disa ditë shënuan mbi 20 gradë celcius, krejt të pazakonta për stinën.

Në Teksas madje, ky Shkurt shënoi temperatura verore që arritën në maksimumi 33 gradë Celsius. Krejt jo normale temperaturat maksimale në Vietnam, ku këtë Shkurt shkuan deri 38 gradë Celsius.

Me të tilla temperatura, të shkaktuara nga dobësimi i rrymave të ftohta që vijnë nga polet për shkak të pakësimit të sipërfaqeve me akull, 2024-a mund të marrë kurorën si një vit edhe më i nxehtë se 2023-shi që aktualisht konsiderohet si më i nxehti në histori.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing